Cristano Ronaldo ka vazhduar kritikat për trajnerin holandez të Manchester United, Erik ten Hag.
Ish-futbollisti i “Djajve të kuq”, ka thënë se tek ish-skuadra e tij duhet të fillojnë të ndërtojnë gjithçka.
“Manchester United, për mendimin tim, ata duhet të rindërtojnë gjithçka. Trajneri thotë se ata nuk mund të konkurrojnë për të fituar Ligën dhe Ligën e Kampionëve”, tha Ronaldo.
Ai më pas e drejtoi gishtin direkt ka holandezi duke thënë se një trajner i United nuk mund të thotë se nuk do të luftojë për titull apo Ligë të Kampionëve.
“Si trajner i Manchester United, nuk mund të thuash se nuk do të luftosh për Ligën apo Ligën e Kampionëve. Ju duhet të keni mentalitetin që, edhe nëse nuk kemi potencial, ne do të përpiqemi. Ju duhet të provoni”, shtoi tutje ylli portugez.
39-vjeçari punoi nën urdhërat e Erik ten Hag për një vit e disa muaj, derisa vendosi të largohej nga Manchester United.
Ronaldo pati kritika për trajnerin edhe kur ishte pjesë e klubit anglez.