Skënder MULLIQI
Serbia nuk po lirohet nga ndjenjat e rreme shekullore , se shpëtim është ideja shoviniste “të gjithë serbet në një shtet”.Ne Serbi nuk ka asgjë të re .Rrefim i njejtë, të njejtit politikanë dhe intelektualë, public i njejtë në regji të Aleksander Vuqiqit.Dhe, gjithnjë po ndëgjojme rrëfimin e vjetër së populli serb, në të gjitha luftërat ka qenë viktimë .E gjithë kjo për rrezikimin serb nga fqinjët është demogogji dhe rrene e madhe, në shërbim të ideologjisë serbomadhe , më synim që të arsyetojnë krimet e viteve të 90-ta, në BH dhe në Kosovë. Sigurishtë që do të kalojnë edhe shekujë të tjerë , e politika serbe nuk do të lirohet nga ajo që fqinjët janë të keqinjë e serbët të mirë.Po mos të ishte kështu Vuqiqi nuk do të kishte perkrahjën e popullit serb.Ky drejtues i shtetit të Serbisë ,po manipulon më popullin e ndëgjueshem , i cili edhe mbanë përgjegjësi për fatin e vetë.BE-ja dhe Amerika sikur po e besojnë ideologjinë e rreme serbe.Ka mundësi të bësojnë një ditë që Jezu Krishti ka qenë serb, dhe se serbët janë populli më i vjeter në botë, që fqinjët e dinë mirë se jo.Të besohet se Serbia mund të jetë factor stabiliteti në rajon më krimininelet e luftës, është një iluzion, siq është iluzion të mendohet se Serbia, do të kthehet nga bota perëndimore, duke harruar se serbet e rusët janë vëlllëzër.Dashuria nuk ka mundësi të blihet, kur dihet për iracionalitetin serb. Vështirë që serbet të lirohen nga ndjenat e rrëme shekullore për bashkim të te gjithë serbeve në një shtet.Rrenë kjo e lanquar mirë nga ideologu i Serbisë të Madhe, Dobrica Qosiqi.Këto janë sigurishtë fakte që shqiptarët duhet të hapin sytë para hegjemonisë serbe, për ndarje të Kosovës, përmes asociacionit famoz.Serbia e ka lënë moti rrugën e demokracicë,duke përqafuar rrugën kleroqetnike dhe proruse. Serbia dhe Rusia janë dy shtete më logjikë pan sllave, të cilat po deshirojnë të kthejnë kohën e Luftës se Ftoftë.Po deshirojnë gjithashtu të formojnë më luftë madje edhe bërthamore një rend të ri botëror sipas kutit të tyre.Putin po tenton të futë nën juridiksionin rus ish Republikat e Bashkimit Sovjetik, kurse Serbia disa nga ish Republikat e Jugosllavisë, pjesë të Malit të Zi, BH, Maqedonisë së Veriut, dhe pjesën më vitale të veriut te Kosovës, e qe nuk do ti lejohet.Rrena dhe demenca serbe kan marrë rrugën e pa kthim…!