Çmimi i arit është rritur në nivele të reja historike. Në fillim të vitit ai kuotohej 2040 dollarë për onz, ndërsa sot ai po blihet me çmim 2630 dollarë.

– Advertisement –
Në janar 2024, ari shitej 2.040 dollarë për oz, por gjatë javëve të fundit çmimi ka arritur në 2.630 dollarë me rritje vjetore 37%.

Rritja e inflacionit e viteve të fundit, dhe vlerësimet se vlera e tij nuk bie ndonjehërë, ka ndihmuar në rritjen e çmimit të arit dhe ngjarjet e kaluara me luhatje të fortë çmimesh kanë faktuar këtë ecuri.

Po ashtu, përkeqësimi i zhvillimeve gjeopolitike në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme ka rritur kërkesën për metalin e verdhë.

Regjistrimi i niveleve të reja historike për arin shqetëson disa analistë, pasi ata besojnë se tensionet gjeopolitike dhe të dhënat makroekonomike nuk mund të justifikojnë një rritje kaq të madhe.

Rritja e kërkesës nga bankat qendrore mund të shpjegojë në masë të madhe rritjen e çmimit të metalit të verdhë.

Blerjet e arit nga bankat qendrore kanë arritur nivele rekord në vitet e fundit pasi institucionet financiare kërkojnë të diversifikojnë zotërimet e tyre dhe të reduktojnë rreziqet e kreditit. Kina dhe Rusia janë blerësit kryesorë, të ndjekura nga India, Turqia dhe Brazili.