Selmani: Nevojiten prokurorë e gjykatës të huaj
Në të njëjtën linjë është edhe profesori universitar Bashkim Selmani, sipas të cilit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit në vend është e mundur me ndihmën e prokurorërve dhe gjykatësve ndërkombëtarë dhe me buxhet të pavarur për gjyqësorin e vendit.
“Dihet se po të njëjtat prokurorë kanë qenë vite të tëra dhe nuk e kanë realizuar çështjet e tilla. Prandaj do të ishin dy opsione të mira për këtë qeveri e para të kërkohet prokurorë dhe gjyqëtarë ndërkombëtarë të cilët do tu jepen udhëzime të përbashkëta për të goditur krimin dhe korrupsionin dhe nga ana tjetër të pavarësohet gjyqësori edhe në aspektin e buxhetit. Për arsyje se ne kërkojmë gjyqësor të pavarur, ndërsa nga ana tjetër e kemi me buxhet të varur, ku pengesat e mëdha për të goditur krimin paraqet edhe çështja e finansiare”, theksoi profesori universitar Bashkim Selmani.
Departamenti i themeluar në kuadër të PTHP-së do ta udhëheq prokurori publik në Prokurorinë Publike të Shkupit, Vladimir Millosheski, ndërsa pjesë e tijë do të jenë edhe shtatë prokurorë të tjerë publikë nga Prokuroria e Shkupit. Të gjithë janë prokurorë me përvojë shumëvjeçare në veprimin kundër veprave të tilla penale.