Legjenda e NBA-së, Shaquille O’Neal e bëri një tjetër blerje ekstravagante.

Ish-basketbollisti amerikan e bleu një veturë të modelit Tesla të quajtur “Cyberbeast”, një variant më i fuqishëm i tashmë të famshmit “Cubertruck”.

Dashuria e tij për inovacionin e automobilave dhe në dizajnin e personalizuar është tashmë e njohur në mesin e fansave, ndërsa blerja e re e nënvizon pasionin e tij të vazhdueshëm për automjetet e nivelit të lartë.

Edhe pse tashmë e kishte një veturë identike, ai shpjegoi se përse e bleu një tjetër:

“Unë nuk dua të jem i pasjellshëm, por më mungon “Cybertruck” im dhe nuk dua ta end nga Vegas në Atlanta. Për këtë, thjesht do ta blej një tjetër”, deklaroi Shaq.