Shkarkohet Arsim Hasani emërohet drejtori ri Nikolla Memov në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor

Nikolla Memov është emëruar drejtor i ri i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor.
Memov është inxhinier-teknolog i diplomuar në inxhinieri petrokimike në Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik në Shkup.
Në karrierën e tij të punës ka qenë drejtor i përgjithshëm i kompanive “Fabrika Karposh SHA Shkup”, “Macedoniaproekt AD”, ka qenë drejtor ekzekutiv i “SIFEXS TRADE”, dhe në disa raste ka qenë i angazhuar në projekte të ministrive të ekonomisë dhe drejtësisë.
Në portofolin e tij të punës thuhet edhe se ka qenë menaxher në “DUNA” dhe “Telekomi i Maqedonisë”.
Memov përndryshe është zëdhënës i Lëvizjes ZNAM dhe zëvendëson në pozitën e drejtorit, Arsim Hasanin.