Me datë 25.09.2024 në ora 21:30 në rrugën ,,Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin F.Sh (28) nga Gostivari, i cili me sjellje agresive ka shkelur rendin dhe qetësinë publike përpara një kazinoje. Ai është ndaluart në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS