Ditën e djeshme, një rast i rëndë dhune në familje u bë publik në rrjete sociale, ku një e moshuar 82-vjeçare, u dhunua nga nusja e saj 43-vjeçe.
Policia e Shkodrës, bën me dije se ka ndaluar këtë të premte Elvira Buçin, nusen e djalit të 82-vjeçares, e cila dyshohet se e ka goditur dhe dhunuar me shkop.
82-vjeçarja e cila u dhunua nga nusja e djalit, u gjet nga fqinjët e gjakosur të cilët më pas e kanë dërguar në spital.
“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Elmira Buci dyshohet se e ka dhunuar vjehrrën me shkopin e dorës, ndërsa djali i saj, Ylli Buci e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi.
Fqinjët shprehen se kjo nuk është hera e parë që e moshuara është dhunuar, ndërsa djali i saj nuk ka reaguar për të mbrojtur të ëmën.