Më datë 04.09.2024 në ora 23:05, në SPB- Tetovë, personi M.S.(20) nga Jazhinca e Tetovës ka raportuar se në qendër të fshatit është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij B.M. Punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, më pas do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Më datë 04.09.2024 në ora 17:50, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit kanë arrestuar personin L.M.(18) në Gostivar për shkak të refuzimit të urdhërit dhe sjelljes agresive ndaj policëve të cilët kanë kryer veprime zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS