Sulmohet fizikisht një i mitur nga Përshevca
Më datë 11.09.2024 në ora 15:55 në SPB Tetovë, një i mitur nga Përshevca e Tetovës, ka raportuar se në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, pas një mosmarrëveshje të shkurtër është sulmuar fizikisht nga R.G., i cili ndodhej me disa persona të tjerë. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS