Udhëheqësia e Besës ka bërë një lëvizje të mençur duke afruar në radhët e saja 17-vjeçarin Hisar Ali që konsiderohet një sulmues mjaft i talentuar.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

I lindur më 3 korrik të vitit 2007, Hisar Ali është golashënuesi i përfaqësueses U18 të Maqedonisë së Veriut dhe ka kaluar të gjitha grupmoshat e përfaqësueses. Si fëmijë, nga shkolla e futbollit Dardanët kaloi te Shkëndija ku dy vite radhazi u shpall golashënuesi më i mirë shtetëror në garat e pionierëve. Vitin e kaluar me 30 gola të shënuar i solli kurorën e dyfishtë Shkëndijës në garën e pionierëve të rinj.

Për shërbimet e këtij sulmuesi deri në momentin e fundit ishte e interesuar edhe Tirana, por në fund marrëveshja u arrit me klubin e Besës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com