Përmbytje të rënda kanë goditur Mianmarin pas tajfunit Jagi, ku ka detyruar më shumë se 230 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas zyrtarëve.

Junta qeverisëse e vendit ka kërkuar ndihmë për të zbutur ndikimin, raportojnë mediat shtetërore. Kryeqyteti Naypyidaw është ndër zonat më të goditura, transmeton klankosova.tv.

Përmbytjet kanë vrarë të paktën 33 persona, thotë ushtria e vendit. E përditshmja shtetërore New Light of Myanmar thotë se disa kampe të përkohshme ndihmash janë ngritur për viktimat që kanë mbetur të pastrehë.

Stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit, tajfuni Yagi, tashmë ka përfshirë Vietnamin, ishullin kinez Hainan dhe Filipinet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume