Mirëseardhje dhe mision të suksesshëm diplomatik i dëshiroi ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Franceze, Kristov Le Rigoler në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes (MM).
Në takimin në të cilin mori pjesë edhe atasheu i mbrojtjes, kolonel Valeri Sans, informojnë nga MM, u bisedua për bashkëpunimin dypalësh në mbrojtje me Francën e cila është aktive më shumë se 28 vjet në sferën e arsimit ushtarak dhe trajnimit gjuhësor.
“Ministri Misajllovski shfaqi mirënjohje për mbështetjen e fuqishme nga Republika Franceze në realizimin e qëllimeve tona strategjike, anëtarësimin në NATO dhe rrugën drejt integrimit të plotë në BE”, thuhet në kumtesën e MM-së.