Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot ka vizituar spitalin e Shtipit. Sipas Taravarit edhe spitali i Shtipit është pajisur me aparate të reja.
“Edhe në Spitalin klinik në Shtip këtë vit kemi:
pajisje të reja laparoskopike dhe endoskopike, si dhe
Set cisto – uretroskopik që përdoret për procedurat urologjike.
– Nga menaxhmenti jam informuar se deri më tani me këto aparatura janë kryer gjithsej 216 procedura, deklaroi ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Taravari, gjatë vizitës së sotme në spitalin e Shtipit.
Vlera totale e aparaturës është 11.641.880 denar dhe është blerë nga fondet e Ministrisë, me kërkesë të kirurgëve dhe urologëve.
Për ne është veçanërisht e rëndësishme dhe në periudhën e ardhshme fokus të veçantë do t’i kushtojmë rajonalizimit dhe pikërisht forcimit të qendrave shëndetësore rajonale dhe synimi ynë kryesor është përmirësimi i qasjes në shërbimet shëndetësore për qytetarët tanë” theksoi ministri Taravari.
Taravari ka paralajmëruar se do të ketë reforma dhe investime të mëdha në spitalet e Tetovës, Gostivarit dhe do të ndërtohet spitali i Kërçovës./TS/