Piloti i linjës ajrore polake “Lot” ka raportuar në policinë e Podgoricës se në aeroplan ka pasur bombë. Policia është në terren.

Aeroporti njoftoi zyrtarisht se pak para orës 17:00 të ditës së sotme, në aeroportin e Podgoricës filloi një inspektim i jashtëzakonshëm i avionit të linjës ajrore kombëtare polake “Lot Polish Airlines”.

Ata thanë se avioni ishte i izoluar dhe larg terminalit të pasagjerëve. Sipas njoftimit, pasagjerët ishin të sigurt, dhe fluturimet në aeroport po zhvillohen pa probleme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume