Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka thënë se presidenti serb Alleksandar Vuçiq qëndron në anën e gabuar të historisë, pasi sipas tij historia është në anën e Kosovës.
Në një postim në X, Torres shton se “Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në ‘status quo’”, por që thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, njofton Klankosova.tv
“Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet i tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandar Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”, shkruan Torres.