Savash VELIU
Presidenca amerikane me gjysëm gojë pranojnë se Turqia është Ushtria numër një në NATO, kjo tregon dobësimin e SHBA-ve e shkapërderdhur nga manifaktura e saj që transferohet në Kinë. Gjithashtu ajo qëllimisht dobësohet ekonomikisht dhe ushtarakisht si në Ukrainë, Gaza dhe sot në Liban me siguri për ta fundosur si perandori nga ata që e ngritën, këtë do ta tregojnë zgjedhjet në radhë!
Ndërkohë, Presidenti iranian Massoud Pezeshkian thotë:
Nëse vendet islame do të ishin të bashkuara, asnjë fuqi globale, qoftë SHBA apo shtet evropian, nuk do të mund të vepronte me arrogancë.
Tani ky Kezat (super gënjeshtar) Pezeshkian e pa arushën (forcën) tek dera e tij të përbërë nga britaniko-amerikano-israelitët duke shkatërruar Gazën dhe sot duke sulmuar Hezbollahun, të gjymtuar keqas, këtu Irani ka mbyllur sytë para shkatërrimit të Nasrallah në Liban, një formë tradhëtie ndaj mercenarët e deridjeshëm shiit. Në këtë situatë, Irani ka humbur shpresën në Rusi dhe Kinë gjatë atentateve të njëpasnjëshme të liderëve, komandantëve dhe Haniyehut iranian, dhe tani Hezbollahut, i cili kërcënohet dhe frikësohet për vdekje nga amerikanët izraelitë. Ai nuk iu hakmor kundër Israelit, por preferon heshtjen. Ndërsa kjo heshtje zemëroi shiitët, ajo gjithashtu dëshpëroi sunitët.
Irani po përpiqet të shpëtojë nga miqësia ruso-kineze dhe të merret vesh me Perëndimin bile edhe i lusë ata të ulen në biseda për armët atomike, një arsye që po kërkon për t’u shkëputur prej miqëve të Brics e sheh kundërshtimin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për korridorin Zangezur si një arsye për të ftohur marrëdhëniet midis dy vendeve mike Rusi-Kinë.
Ishte Turqia që u përpoq të ulte Iranin në bisedime të luftës strategjike në Lindjen e Mesme me vite, por ishte e kotë sepse Irani mendonte të bëhej perandor, por sot ai është strukur në tualet dhe shikon mercenarët shiitë të Hezbollahut të gjymtuar keq të zhduken para forcave të israelit. Sulmet e Israelit kanë dobësuar forcat shiite, gjë që do të reflektohet në Siri, ku grupet e Hezbollahut do të tërhiqen nga Siria në Liban dhe kjo do ta vendosë në një situatë të vështirë Asadin, i cili nuk do ketë mbështetje nga Irani dhe Rusia.
Tani kjo është një ndihmë e mirë nga Israeli për Turqinë për të bindur Asadin se duhet të kërkoj mbështetjen e Turqisë për ti bashkuar forcat kundër Israelit, pra ndaj mercenarëve të tyre PKK-YPG në Siri.
Turqia e dinte se do të vinte dita kur Israeli jo vetëm nuk do të ndalej në Gaza, por do të zgjeronte oreksin e tij ekspansionist në tokat arabe dhe madje edhe në Iran e Turqi. Prandaj, Türkiye zbarkoi në Siri dhe Irak për të prishur planet e shtetit të madh të Israelit.
Erdogan tha: Koha ka ardhur të krijohet një Israel i Madh apo një Turqi e Madhe, nuk ka zgjidhje tjetër!
Por fjalët e tij ranë në vesh të shurdhër të shijave arrogante dhe shtypëse ndaj sunitëve dhe sot ata nuk kanë mundur t’i shpëtojnë shkatërrimit nga Israeli. Irani deri dje ishte hanxhari i Israelit dhe i Amerikës dhe siç ka ndodhur historikisht, pas përfundimit të detyrës, ka ardhur dita që të hidhet hanxhari në zjarr si tradhëtarin që tradhëton vëllezërit musliman. Pra, Kisra (perandori persian) po përjeton të njëjtat gjëra sot si ai 1400 vjet më parë, kur perandoria e zjarrit e dominuar nga arroganca dhe marrëzia nuk pranoi islamin, u shemb?
SHBA dëshiron t’i vazhdojë raportet “miqësore” me Turkiyen. Mirpo Turkiye e ka humbur besimin te SHBA-t. Dyzet vite SHBA e ka luftuar Turqinë në kufijtë jugor nëpërmjet PKK-as dhe YPG-së. Sepse Plani i Perëndimit ka qenë që sot Turkiye të ishte e shkatërruar. Pas Iranit është menduar radha ti vjen Turqisë. Mirpo sot Turkiyen e kemi lider të botës dhe lojtar të tavolinës së cilës i frigohet bota nga ritja e saj ekonomike-ushtarake që kërcënon ekzistencën e shtetit israel.