Udhëzimi që të anulohen konkurset ku figuron përkatësia etnike, Osmani: Goditje e rëndë ndaj të drejtave të popullit shqiptar dhe të pakicave

Pasi ministria e Administratës dha udhëzime që të anulohen konkurset për punësim ku figuron përkatësia etnike, ka reaguar ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani duke e quajtur goditje të rënda ndaj të drejtave të popullit shqiptar dhe të të komuniteteve ë tjera joshumicë. Osmani tha se ky vendim është shkelje e madhe ndaj përfaqësimit të drejtë.
“Vendimi për të injoruar mekanizmin e balanserit në institucionet shtetërore është një shkelje e madhe ndaj përfaqësimit të drejtë, një parim kyç i Marrëveshjes së Ohrit dhe Amendamentit 6 të Kushtetutës. Abrogimi i balanserit është një ndër goditjet më të rënda ndaj të drejtave të popullit shqiptar por edhe të pakicave në vend, duke dëmtuar rëndë marrëdhëniet ndëretnike. Ky është një moment kritik pas të cilit vendi nuk do të jetë më i njëjtë. Të gjithë duhet të reflektojmë mbi pasojat që sjell kjo vendimmarrje për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Osmani.