Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler dërgoi urime me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit – 8 Shtatori.

Në video paraqitjen të cilën e publikoi Ambasada e SHBA-së në Shkup, Ageleri thotë “në këtë ditë të veçantë, ne i bashkohemi Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë juve për të festuar pavarësinë tuaj dhe bashkësive tuaja dinamike dhe të ndryshme.”

“Ashtu si pavarësia jonë, edhe e juaja u fitua me vështirësi, me sakrifica të panumërta të bëra nga ata që besuan në fuqinë e lirisë dhe demokracisë. Sot dhe gjithmonë, ne nderojmë historinë tuaj, të tashmen dhe të ardhmen tuaj të ndritur”, tha Ageleri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume