Aty ku e lanë vitin e kaluar, e kanë vazhduar edhe në sezonin e ri – te fitorja.Vëllazërimi i Sllatinës ka filluar furishëm sezonin e ri në Ligën e Tretë perëndim kundër skuadrës nga Zajazi duke fituar me rezultat 4:1 informon Tetovasot.
Golin e parë e ka shënuar kapiteni Bajram Memedi, më pas sulmuesi Eri ka rritur avantazhin ndërsa sulmuesi tjetër Flamur Memishi ka shënuar golin e tretë duke mbyllur kështu pjesën e parë.
Në pjesën e dytë ka vazhduar i njëjti ritëm por më parë ishin mysafirët që zbutën avantazhin dhe më pas ishte sërish Bajram Memedi për rezultatin përfundimtarë të ndeshjes.
Sejdi Idrizi treneri i Vëllazërimit që për një vit garimi inkuadroi skuadrën një ligë më lartë, tha se ka qenë i kënaqur nga fitorja e sotme.Ai tha se skuadra po tregon formën më të mirë përkundër disa mungesave, por kualitetin i kanë shtuar edhe lojtarët që këtë vit kanë nënshkruar për Vëllazërimin.Sipas Idrizit kjo Ligë është më e vështirë dhe çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Ai tha se do punohet hap pas hapi për të patur një sezon të mirë.
Ndeshjen e dytë Vëllazërimi luan në transfertë kundër skuadrës së Teteksit.TS