Liliana Zaturoska është koordinatore nacionale për vetëqeverisje lokale, Vlatko Gjorçev është koordinator nacional për demografi, rini dhe burime njerëzore, ndërsa Verçe Micevska do të koordinojë çështjet lidhur me sigurinë ushqimore.

Kështu u vendos në një nga seancat e fundit të qeverisë, kur u vendos për hapjen e tre pozitave të reja për koordinatorin kombëtar.

Qeveria paraprakisht ka emëruar Pavle Trajanov si koordinator kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit, Blerant Ramadanin koordinator kombëtar për aplikimin e teknologjive të reja dhe Solza Gërçevën si koordinatore nacionale për reformat në arsimin e lartë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume