-Nuk ka ndërhyrje politike dhe partiake, tha rektori i UNT-së, Izet Zeqiri në Daily Click në TV21. Akademiku Zeqiri tha se për interesat e Universitetit është i gatshëm të bashkëpunojë me secilin.

“Aspak nuk ka përzierje të politikës në Universitetin “Nënë Tereza”. Ju e dini se unë jam A-politik. Deri më 2013 kam qenë në parti, kam dhënë dorëheqje nga Parlamenti dhe nuk jam njeri i partisë, nuk kam angazhim orientues as politik, as partiak. Unë për interesin e Universitetit “Nënë Tereza” bashkëpunoj me çdokënd, bashkëpunoj me çdo opsion partiak dhe politik, për ta ngritur institucionin”, pohoi Zeqiri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume