Nga kjo masë në Tetovë janë përfshirë 1572 bujq, ku vlera e përgjithshme e përkrahjes është 11 milion denarë. Nderkaq, nga java e kaluar, nëpërmjet njësive rajonale të MBPEU ka filluar edhe shpërndarja e kartelave në të gjitha rajonet e shtetit.

“Njoftoj të gjithë bujqit që në periudhën në vijim çdo njësi rajonale e ministrisë dhe punonjësit e njësive rajonale të ministrisë do të kenë qasje në bazën e të dhënave të Agjencionit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, në mënyrë që bujqit të mos kenë nevojë të udhëtojnë në Shkup dhe të kontrollojnë nëse aplikimi i tyre është në rregull”, njoftoi zëvendëministri Bexheti.

Për naftën e gjelbërt janë ndarë 493 milionë denarë, ku do të mbulohen shpenzimet e 44 mijë bujqëve.

Bexheti sqaroi se kjo masë do të pësojë ndryshime nga viti i ardhshëm për të qenë më efektive, që bujqit të jenë më të kënaqur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume