Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një video ka paraqitur të arriturat e tij në drejtimin e Minisistrisë.
Ja fjalimi i plotë
Në 100 ditët e kaluara, prioriteti ynë kryesor si Ministri e Shëndetësisë është përmirësimi i kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët tanë. Së bashku me ekipin tim, ne jemi vazhdimisht të përkushtuar për të përmbushur nevojat e pacientëve dhe të gjithë aktorëve në sistemin shëndetësor.
Në vijim janë disa nga projektet dhe investimet e realizuara në njëqind ditët e kaluara:
– Lista pozitive e barnave – për herë të parë pas dhjetë vitesh e zgjeruam atë me nëntë gjenerikë të rinj të barnave – gjithsej 87 barna.
– Shëndetësia kursen duke hequr postin e drejtorit ekonomik në klinikat universitare.
– Në dy vitet e ardhshme 600 specializantë privatë (masa 300+300) do të punësohen në institucionet shëndetësore publike. Me këtë masë, angazhohemi fuqishëm që kuadri i ri shëndetësor të përfshihet aktivisht në shëndetësinë publike.
– Në bashkëpunim me fakultetet e mjekësisë, po punojmë për një zgjidhje ligjore për stimulimin e studentëve më të mirë të mjekësisë, që menjëherë pas diplomimit të punësohen në shëndetësinë publike.
– Me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë nënshkruam një plan bashkëpunimi në disa segmente të sistemit shëndetësor.
– Janë siguruar 10 milionë euro për pastrimin e ajrit në të gjitha objektet shëndetësore publike, në bashkëpunim me zyrën rajonale të Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese (UNOPS).
Të nderuar,
Kemi realizuar, gjithashtu, disa investime kyçe në pajisje të reja mjekësore dhe infrastrukturë në objektet shëndetësore publike në të gjithë vendin:
– Në Klinikën Universitare të Kirurgjisë Digjestive janë instaluar pajisje të reja mjekësore në vlerë prej një milion eurosh.
-Investim i ri në pajisje në vlerë 18 milion denarë, është realizuar në Spitalin Klinik të Manastirit.
-Në Klinikën e Sëmndjeve të Syrit është instaluar mikroskopi më bashkëkohor kirurgjik.
– Në Spitalin Klinik të Shtipit është siguruar pajisje bashkëkohore laparoskopike dhe endoskopike për procedura urologjike, në vlerë prej 12 milionë denarë.
– Në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” po vijojnë aktivitetet për përmirësimin e trajtimit të pacientëve onkologjikë dhe hapjen e repartit onkologjik, me qëllim disperzimin e terapisë.
-Kabinet audiometrik komplet i rinovuar në Qendrën për Rehabilitimin e Patologjisë së Komunikimit Verbal – Shkup.
– Në Institutin e Radiologjisë u rinovuan ambientet dhe u modernizuan kushtet.
– Në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve është rinovuar tërësisht ambulanca neurologjike. Po ashtu, kësaj klinike, me mbështetje të Ambasadës së Japonisë i kemi siguruar një rentgen aparat dixhital bashkëkohor për pacientët më të rinj.
– Në Spitalin Klinik në Tetovë kemi vënë në përdorim pesë ashensorë të rinj dhe kemi riparuar konstruksionin e çatisë, duke zgjidhur kështu një problem shumëvjeçar
– Po punojmë edhe për hapjen e klubit të parë social për adoleshentët dhe të rriturit me spektër autik, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Bulgarisë dhe komunës Gjorçe Petrov.
– Banorët e komunës së Ilindenit pas gjysmë shekulli do të bëhen shtëpi shëndeti – investim ky 16 milionë denarë.
– Në poliklinikën Idadija në Shkup është siguruar aparat i ri për rezonancë magnetike.
– Hapëm edhe linjën e posaçme telefonike (072/899001) për propozime dhe ide, raportim të parregullsive dhe ditë të hapur për takime me qytetarët.
Zbatuam procedurën për sigurimin e stacionit të ri të kompresionit për klinikat kirurgjikale.
Në vijim është përgatitja e specifikacionit teknik për ndërtimin e garazheve shumëkatëshe.
Punojmë edhe për rajonalizimin, gjegjësisht racionalizimin e sektorit shëndetësor, me qëllim që qytetarët të marrin sa më shumë shërbime shëndetësore në spitalet klinike në Tetovë, Shtip, Manastir, në spitalet e përgjithshme në Ohër, Strugë dhe spitalet tjera në provincë.
Këto janë vetëm një pjesë e projekteve të realizuara dhe projekteve. Vazhdojmë të punojmë me dinamikë të shtuar dhe akoma më të motivuar në interes të ofrimit të mbrojtjes shëndetësore cilësore në shëndetësinë publike dhe aksesit universal për të gjithë qytetarët në vend.
@tetovasot_official 100 ditë qeverisje #tetovasot #foryou #foryoupage #arbentaravari #ash #shkupi #gostivari #tetova #struga #kumanova