Më datë 14.10.2024 në ora 13:00 në SPB Tetovë, një 23 vjeçar nga Republika e Shqipërisë, me qëndrim në një fshat të Tetovës, ka raportuar se është mashtruar nga personi R. ,,pnj” nga Reçica e vogël. Sipas raportit, javën e kaluar i ka dhënë para për t’i blerë disa gjëra, por as nuk i ka sjellë atë që ka porositur dhe as nuk i ka kthyer paratë. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS