Me datë 15.10.2024 në ora 16:50 në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarë policorë nga NJP Gallatë kanë arrestuar personin S.I.(40) nga fshati Dobërdoll, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg për veprën penale “organizimi i lojërave të fatit pa licencë të organit kompetent” e dënueshme në bazë të nenit 156 paragrafi 3 i Ligjit për lojërat e fatit dhe lojrat argëtuese. Ai është dorëzuar në INKP-Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.