Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Gjakovë.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi rajonal i policisë Sheremet Elezaj.

Elezaj bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli”.

Ai njoftoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka deklaruar Elezaj për Klankosova.tv