Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Kçiq.

Lidhur me rastin detaje kanë dhënë policia.

Zëdhënësi rajonal i Mitrovicës, Avni Zaiti, tha për Klankosova.tv se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.