Zëvendës Ndihmes Sekretari amerikan i shtetit, Alexander “Sasha” Kasanof, të enjten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, raporton gazeta online Reporteri.net.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në kryeqytetin kosovar prej kur Kasanof u emërua si pasues i Gabriel Escobarit në pozitën e emisarit për Ballkanin Perëndimor.

Emërimi i “Sasha” në detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretar për Ballkanin Perëndimor e po ashtu atë të Shtypit dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike u njoftua me 22 korrik 2024, nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Gjatë qëndrimit të tij sefte në Prishtinë, Kasanof pritet të zhvillojë takime me disa nga drejtuesit e shtetit, me vesh gazeta online Reporteri.net.

Takimet në qendër të diskutimit parashihet ta kenë dialogun e Brukselit dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe asaj të Ohrit, me Serbinë.

Vizita e parë e Alexander “Sasha” Kasanof në kryeqytetin kosovar ndodhë në periudhën kur marrëdhëniet e Qeverisë së Kosovës prej muajsh janë në pikën më të ulët ndonjëherë, për shkak të veprimeve të pakoordinuara të ekzekutivit kosovar në veri të vendit. /Reporteri.net/