Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Ana Pisonero ka deklaruar për portalin “Frontline” se: “Komisioni pret fillimin e negociatave për kapitujt me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur, pasi vendi të përmbushë kriteret përkatëse të dakorduara nga Këshilli”, infornon PressOnline.al

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të përfundojë fazën e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut sapo të zbatojë detyrimin e tij për të përfunduar ndryshimet kushtetuese siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të datës 18 korrik 2022, në përputhje me procedurat e tij të brendshme. Në dhjetor 2023, Këshilli Evropian i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të përshpejtojë përfundimin e këtyre ndryshimeve”, tha Pisonero për “Frontline”, përcjell PressOnline.al