Menjëherë pas emërimit të Bojan Hristovskit si drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka pranuar një ankesë anonim që kundërshton ligjshmërinë e emërimit të tij.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, thotë se një ankesë e tillë ka arritur tek ata dhe se në bazë të saj është ngritur rast.

“Nga burime anonime ka ardhur një ankesë, e cila i referohet akuzave për emërim të paligjshëm të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Pas pranimit të ankesës është parashtruar lëndë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe pas konstatimit të gjendjes faktike vendimin do ta shpallim publikisht në seancën e Komisionit”, tha Dimitrovska.

Në lidhje me përmbajtjen e ankesës, kryetari i KSHPK-së thotë se bëhet fjalë për pretendime për mosrespektim të kushteve që kërkon Ligji për emërimin e drejtorit të BSHB-së.

Emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të institucionit përgjegjës për siguri dhe kundërzbulim shkaktoi reagime të shumta në opinion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume