Me datë 08.10.2024 në ora 19:40 dhe 20:15 në Dobërdoll dhe Gradec të Gostivarit, zyrtarët policorë të NjP Gallatë kanë arrestuar personat J.M.(19) nga Dobërdolli dhe B.H (31) nga Gradeci. J.M. ishte në kërkim me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg për veprat penale “vjedhje e rëndë”, ndërsa B.H. ishte në kërkim me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg për veprën penale ,,grabitje”. Ata janë dorëzuar në INKP-Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit me burg.TS