Më datë 08.10.2024 në Ohër, punonjësit policor të Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në SVR Ohër kanë privuar nga liria U.D (44) nga Ohri. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në Ohër, të cilën ai e ka përdorur përkohësisht, me urdhër të gjykatës i është gjetur dhe konfiskuar marijuana dhe një lëndë pluhuri e bardhë. U.D është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.