Me datë 17.10.2024 në ora 15:20, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë arrestuar personin A.K. (43) nga fshati Leunovë e Gostivarit, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” e dënueshme nga neni 215 i Kodit Penal. A.K. është dorëzuar në burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit. TS