Më datë 18.10.2024, në orën 22:00, punonjësit e policisë të NjP Çegran, kanë privuar nga liria personin L.A.(37) nga fshati Balindoll i Gostivarit, për të cilin paraprakisht e ka raportuar personi I.R (26) nga fshati Çajle, se pas një debati verbal e ka kërcënuar, ndërsa në të kishte edhe një armë zjarri. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS