Mе datë 01.10.2024 në ora 22:55 në rrethrrotullimin në mes të rrugës ,,Кiro Ristovski-Drnc” dhe rrugës së ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.J.(25) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS