Premtuan drejtësi, premtuan luftë kundër krimit, ndërsa sapo e formuan Qeverinë filluan me lirimin e të gjithë kriminelëve të 27 prillit. Për të mos mjaftuar kjo, liderët e VLEN në vend që të dënojnë lirimin tendencioz të kriminelëve të dënuar, ata tanimë edhe bashkë festojnë dhe fotografohen me të njëjtit.
Kryetari i Kuvendit, Agrim Gashi, sot është fotografuar duke festuar bashkë me Nikolla Motrevski – Koljo, njërin nga të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit.
Për çdo ditë dhe në çdo rast, po bien maskat e liderëve të VLEN-it. Ata po dëshmojnë se në Qeveri janë vetëm vasal të VMRO-së dhe legjitimues të politikave antishqiptare të Qeverisë monoetnike.