Zakonisht kur një skuadër drejtohet nga një trener i ri që udhëheq klubin në ndeshjen e parë , është e vështirë, por në shumë raste fitoret vijnë pikërisht në situata të tilla.Kështu ndodhi edhe me Besën e Dobërdollit nën drejtimin e trenerit të njohur Berat Imeri që mori tre pikë kundër Vardarit informon Tetovasot.

Vetë treneri Imeri e tha këtë para ndeshjes por që me një angazhim të madh të lojtarëve Besa vazhdoi serinë e rezultateve të mira dhe ngjitjen në klasifikim.Kjo nuk ndodhi me skuadrën Kuq e Zi nga Shkupi që vazhdon serinë e humbjeve, më saktë të katërtën rradhazi. Ata tashmë ndodhen në fund të tabelës me probleme serioze që datojnë prej kohësh duke e zbritur edhe në rang më të ulët garash.

Besa vazhdon në anën tjetër të përmbush synimet që ka në kampionat si skuadër e promovuar në elitën e futbollit për herë të parë që nga themelimi.Ata qëllim kanë të mbeten në kreun e tabelës dhe të garojnë sërish edhe vitin tjetër në Ligën e parë pasi bëhet fjalë për një skuadër mjaft të organizuar ku futbolli ka kryefjalën.
Golat për Besën i shënuan Esati dhe Fetai, ndërsa për Vardarin realizoi Omeragiq.Tetovasot