Tashmë nuk ka dilema.Berat Imerë është trener i ri i klubit të promovuar në elitën e futbollit në vend, Besa e Dobërdollit duke zhvilluar edhe stërvitjen e parë me bardheblutë informon Tetovasot.
Imeri është një emër i njohur në futbollin vendas pas suksesit të madh ,duke shpallur kampion Voska Sport që tashmë është poashtu pjesë e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut në futboll.
Besa ndeshjet e fundit ka patur një seri rezultatesh pozitive sidomos ndaj skuadrave që pretendojnë kreun e tabelës.Berat Imeri do të ketë edhe ndihmësin e tij Bujar Sadiki dhe pritet të përbëjnë një dyshe fantastike me rezultate të mira në pjesën e mbetur të kampionatit.TS