Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka paralajmëruar në portalin TS se do të largohet nga Fronti Europian dhe do të ketë vetëm komunikim me Ali Ahmetin. Pas këtij lajmi kanë nisur zëra se Menduh Thaçi me një deputet do të bëhet pjesë e qeverisë.
I pyetur kru i Besës, Bilall Kasami nëse Thaçi do të bëhet pjesë e qeverisë ai i mohoi këto lëvizje.
“Nuk besoj se Menduh Thaçi do të bëhet pjesë e qeverisë” u shpreh Kasami duke mos komentuar nëse bëhet Thaçi pjesë e qeverisë a do të largohet nga qeveria.
Ndryshe siç mëson portali TS, në të ardhmen do të ketë disa lëvizje brenda qeverisë/TS/