Bojan Hristovski është emëruar drejtor i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare, në seancën e sotme të Qeverisë.
Qeveria më herët ka shkarkuar nga detyra drejtorin e mëparshëm të ASK-së, Zharko Milloshevski.
Hristovski ka përvojë shumëvjeçare në institucionet e sigurisë.
Një kohë ka qenë drejtor i “Parkingjet Shkupi”, ndërsa në postin e drejtorit vjen nga MPBja./TS