Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, e ka shfrytëzuar pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum Pardo për ta falënderuar këtë vend për siç tha “mosnjohjen e Kosovës”.

“Meksika nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në këtë kuptim, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me Meksikën është interesi ynë jetik dhe kombëtar”, tha ai.

“Meksika është një vend i madh, lider i Amerikës Latine dhe zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve tona dypalëshe do të ishte me rëndësi të madhe për ne”, deklaroi Daçiq, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, ky inaugurim ishte mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë për të parë se siç pretendoi ai “sa domethënëse dhe e madhe është miqësia e kahershme mes Meksikës dhe Serbisë”.

Kjo nuk është hera e parë që ministri serb, Ivica Daçiq gjatë vizitave të tij nëpër botë lobon kundër Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume