Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ishte shënjestër e ofendimeve raciste nga tifozët e Real Madridit gjatë El Clasicos së mbrëmshme.
Katalanasit e mposhtën rivalin e tyre më të madh me rezultat 4:0 dhe arritën një fitore bindëse, ndërsa e reja Lamine Yamal ishte cak i ofendimeve raciste nga tifozët e Los Blancos.
Yamal shënoi golin e tretë për Barcelonën pas një asistimi të Raphinhas, pas së cilës ai e festoi golin para tifozëve të Realit të cilët nuk reshtin së sharë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dëgjohen tifozët e Realit duke e ofenduar në baza raciste yllin e Barcelonës.
“Shko shisni palloma në semafor” ishte vetëm njëra nga shumë ofendimet në baza racore që i bënë sulmuesit spanjoll.
Real Madridi ka lëshuar një komunikatë ku ka dënuar ashpër thirrjet raciste siç bëri njësoj edhe faqja zyrtare e La Ligas.
¡EL NIÑO DE 17 AÑOS MANDÓ A CALMAR AL BERNABÉU! 🔴🔵🔥 ¡LAMINE YAMAL! 💎 pic.twitter.com/xjQJo3enVr
— Andres ADF 🇬🇹 (@andresNadf) October 26, 2024