Barcelona ka rinovuar kontratën me Fermin Lopez.
Lojtari spanjoll do jetë pjesë e katalunasve deri në vitin 2029.
Blaugranët i kanë vënë klauzolë lirimi lojtarit në vlerë prej 500 milionë eurosh.
21-vjeçari këtë sezon ka 6 paraqitje me klubin katalunas, duke arritur të kontribuojë me 2 asistime.
Fermin Lopez është produkt i akademisë së Barcelonës, derisa që nga sezoni i kaluar ka nisur të integrohet në ekipin e parë.