Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, ka zhvilluar të premten një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas. Fokusi i bisedës ishte procesi i integrimit evropian, përkatësisht rëndësia e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë rrugën evropiane, si dhe nevoja për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt hapjes së kapitujve të negociatave me BE-në. Gjatë takimit u theksua se integrimi i shtetit është çështje e interesit kombëtar dhe se vonesa për përmbushjen e kushteve të kornizës së negociatave është një hap prapa për të ardhmen e qytetarëve.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka shprehur shqetësimin për politikat e qeverisë aktuale për procesin e integrimeve evropiane, për të cilin, siç tha ai, aktualisht është në ngecje që nga ndarja nga Shqipëria. Ndërkohë, ai premtoi se LSDM do të mbështesë çdo proces që e afron vendin me BE-në.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

“Ajo që është shqetësuese është fakti se qeveria aktuale nuk ka një strategji të qartë se çfarë do të bëjë në vijim, cilët janë hapat e ardhshëm dhe nëse ka ndonjë vullnet politik për të vazhduar procesin integrues. Çdo vonesë në hapjen e kapitujve është në fakt një hap prapa. LSDM mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë konstruktive në lidhje me këtë çështje”,u shpreh Filipçe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume