Bayer Leverkusen nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Bundesligë.

Kampioni gjerman ka barazuar sot ndaj ekipit të fundit në tabelë, Holstein Kiel 2:2 në shtëpi, në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit gjerman

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso e pati epërsinë e dy golavë, por që e humbi më pas.

Boniface dhe Hofmann shënuan për epërsinë e dyfishtë të vendasve.

Geschëill shënoi për të ngushtuar epërsinë, teksa Arp në të 69-tën realizoi për 2:2 dhe një pikë të madhe për Holstein Kiel.

Me këtë barazim, Bayer Leverkusen tani gjendet në pozitën e pestë me 11 pikë, dy më pak se lideri Bayern Munich që luan nesër.

Në anën tjetër, Holstein Kiel tani ka dy pikë në pozitën e parafundit në tabelë.