Të shtunën në Tetovë do të ketë dy super përballje të gjeneratave U-13 dhe U-14 të Shkëndijës informon Tetovasot.
Në orën 10 të përzgjedhurit e trenerit Gayur Rechep do të zhvillojnë takimin me Akademia Cool , një ndër skuadrat më cilësore në vend për grupmoshat.Skuadra është stërvitur gjithë javën me intensitet të plotë dhe lajm i mirë është se po kthehen nga lëndimet lojtarët.Gjenerata U13 vjen me dy rezultate pozitive ndaj Rabotniçkit dhe Makedonia Gjorçe Petrov. Ata shpresojnë për një fitore tjetër për të ruajtur kreun e tabelës.
Edhe Gjenerata U14 që drejtohet nga Ibraim Luma do të ketë poashtu një përballje të vështirë me të njëjtin kundërshtarë pra Akademia Cool.
Gjenerata U14 poashtu ka shumë lojtarë të dëmtuar të cilët janë në fazën e rikuperimit por bëhet fjalë për një skuadër tepër cilësore .Ata poashtu janë optimistë për një rezultat pozitiv në fundjavë.TS