Goditet grupi i shpërndarësve të drogës, disa të arrestuar në Korçë
Të paktën 5 persona janë arrestuar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës.
Burime për gazetarin e Vizion Plus, Tonin Frroku, bëjnë me dije se të arrestuarit janë të dyshuar si shpërndarës të drogave përfshi dhe ato të forta në qytetin e Korçës.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se operacioni është në vijim pasi uniformat blu kanë identifikuar edhe persona të tjerë të implikuar, të cilët dyshohen si pjesë e këtij grupi të shpërndarësve.