Granit Xhaka foli në konferencë për shtyp të Zvicrës para ndeshjes me Danimarkën.

Fillimisht, ai foli për fyerjet në Serbi, që u bën ndaj tij.

“Do të isha befasuar po të ishte ndryshe”, ka thënë Xhaka kur është pyetur për fishkëllimat nga tifozët serbë.

“Kam qëndruar i heshtuar paraprakisht pasi nuk mund të ndryshosh rrethana të caktuara. Lojtarët ishim shumë korrekt. Natyrisht, do të doja të marrim tri pikët”, ka thënë Xhaka.

Zvicra u mposhtë nga Serbia 2-0, duke shënuar humbjen e tretë në po aq ndeshje në edicionin e sivjetëm të Ligës së Kombeve.