Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot e ka mirëpritur vendimin e qeverisë për ndryshimin e masës së sigurisë për mallrat serbe.

Ai përmes një shkrimi në X është shprehur se ky vendim mundëson përparim në procesin e Berlinit, përcjell Klankosova.tv.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallrat nga Serbia. Ky është një vendim i rëndësishëm që mundëson përparim në integrimin rajonal (procesin e Berlinit) dhe drejt integrimit evropian në BE. Qasja shumëpalëshe e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme”, ka shkruar tutje Guerot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume